Ekspertët thonë se në këtë ditë vuani më shumë nga pagjumësia

schedule17:59 - 2 Qershor, 2022

schedule 17:59 - 2 Qershor, 2022

Ndërsa mund të keni menduar se shkaku i pagjumësisë ishte stresi ose ndonjë problem shëndetësor, problemi mund të jetë në diçka krejtësisht të ndryshme. Gjegjësisht, shkencëtarët kanë zbuluar se gjatë një dite në javë, ka më pak mundësi për të bërë një gjumë të mirë.

Sipas një sondazhi është e diela. Rreth 46 përqind e të anketuarve kanë zgjedhur këtë ditë si më problematiken sa i përket gjumit. Në vend të dytë është e hëna, të cilën 17 për qind e të anketuarve e kanë shënuar si ditën kur kanë më shpesh pagjumësi.

Ekspertët shpjeguan se shumë njerëz e ndryshojnë orarin e gjumit në fundjavë që do të thotë se ndoshta shkojnë në shtrat më vonë dhe zgjohen më vonë. Kur shkojnë në shtrat të dielën mbrëma në orën e zakonshme, sepse kanë detyrime të nesërmen në mëngjes, shpesh thjesht nuk janë të lodhur.

Psikologu dhe eksperti i pagjumësisë Dr Steve Orma tregon dy arsye të tjera të mundshme: alkoolin dhe shqetësimin. Gjumi ndikohet negativisht nga abuzimi me alkoolin në fundjavë, si dhe nervozizmi rreth javës së re të punës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!