Nëse mendoni se do të humbni peshë më shpejt nëse shkoni në shtrat të uritur, gaboheni rëndë. Dietologu Wesley Delbridge vëren se nëse shkoni në shtrat të uritur, kjo nuk do të ketë një efekt pozitiv në humbjen e peshës dhe nga ana tjetër, do të përballeni me pasoja të shumta.
Në situata të tilla, organizmi ynë nuk mund të hyjë në gjumë të thellë sepse uria është një gjendje që e mban trurin në gjendje gatishmërie. Me çfarë problemesh mund të përballemi nëse shkojmë të flemë ndërsa nuk kemi ngrënë.
Ndikon keq në zemër
Fazat e gjata të urisë gjatë gjumit kanë një efekt të keq në muskulin më të rëndësishëm të njeriut, zemrën.
Shtim në peshë
Rënia e nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojë uri, gjë që mund t’ju bëjë të arrini gjënë e parë që ju vjen në dorë dhe një ushqim i tillë do të çojë në shtim në peshë. Gjumi me stomak bosh do të prishë gjithashtu nivelet e sheqerit në gjak, gjë që përfundimisht do të ketë një efekt të keq në metabolizmin tuaj, shkruan abcnews.al.
Ndaj rekomandohet të hani një çokollatë të zezë ose një grusht arra që do t’ju mbajnë të ngopur deri në mëngjes.
Mungesa e energjisë
Krijimi i energjisë është një proces që ndodh gjatë gjithë ditës në trupin tonë. Në mungesë të proteinave, ky proces ngadalësohet, gjë që mund të rezultojë në mungesë energjie. Universiteti i Floridës ka analizuar nivelet e energjisë të atyre që kanë konsumuar 30 gram proteina para se të shkojnë në shtrat dhe atyre që nuk kanë konsumuar. Gjetjet treguan se ata që konsumonin proteina kishin nivele të larta energjie ndërsa ata që flinin të uritur jo, shkruan abcnews.al.
Do të zemëroheni më shpejt
Universiteti i Kembrixhit ka konfirmuar se uria shkakton një rritje të niveleve të hormoneve që reagojnë ndaj sjelljes. Ndikon në pjesët e trurit që normalisht kontrollojnë zemërimin. Në këtë mënyrë, uria mund të shkaktojë këtë ndjenjë negative.
Nëse shkoni në shtrat të uritur, është e rëndësishme që pas zgjimit të hani një vakt specifik që do të përbëhet nga një sasi e madhe proteinash dhe fibrash. Dhe Wesley rekomandon që vakti juaj i fundit të jetë rreth dy orë para gjumit. /abcnews.al

