Pavarësisht nëse nuk keni fjetur mjaftueshëm nuk ka gjë më të keqe se sa alarmi i zgjimit. Shumica e njerëzve shtypin butonin “snooze” për të zgjatur sadopak ngritjen nga shtrati por ndoshta ky veprim nuk është më i miri i mundshëm. Ekspertët shpjegojnë se duke shtypur butonin “snooze”, ju ndërhyni në procesin e zgjimit të trupit tuaj.
Para se të zgjoheni, përfundoni ciklin REM. Trupi përgatitet të zgjohet duke rritur temperaturën dhe duke çliruar kimikate që ndihmojnë të ndiheni më të zgjuar. Duke shtypur “snooze” sapo bie alarmi, trupi dhe truri kthehen menjëherë në ciklin REM. Ndërsa alarmi bie dhe vazhdoni të shtypni “snooze”, vazhdimisht hyni dhe dilni nga ky cikël.
Pra, nëse ktheheni në gjumë pasi të ketë filluar procesi, mund të përjetoni një ndjesi të njohur si inercia e gjumit. Nëse bini përsëri për të fjetur pasi shtypni butonin, trupi mund të bjerë në një gjumë më të thellë se më parë dhe kështu, kur bie sërish alarmi, do të ndiheni më të lodhur dhe të rraskapitur se më parë. /abcnews.al