Gjatë martesës, çiftet ndeshen me probleme të shumta. Duke mos llogaritur tradhtinë si problemin më të madh që shpesh është i pazgjidhshëm, marrëdhënia mund të prishet nga problemet financiare, mosmarrëveshjet për rritjen e fëmijëve, marrëdhëniet me një palë të tretë etj.
Megjithatë, këshilltarët e martesës besojnë se të gjitha këto probleme janë të zgjidhshme. Kushti i vetëm për këtë është që të ketë ende emocione mes partnerëve. Për ta zbuluar, terapistët përdorin disa truke që do t’u japin atyre informacione të caktuara për marrëdhëniet martesore.
Një truk i tillë është të bëni një pyetje specifike: Si u takuat?
Ekspertët besojnë se kjo do të thotë shumë për çiftin. Nëse kjo pyetje e bën një çift të buzëqeshë dhe nëse ata e ritregojnë ngjarjen me një ton të qetë, terapistibeson se ka vend për të përmirësuar marrëdhënien. Mirëpo, nëse për takimet flitet me ton negativ, martesa është në një krizë më të rëndë.
Situata është kritike nëse njëri prej partnerëve përdor fjalë si “kurrë” ose “gjithmonë”, për shembull: “Kurrë nuk kishte mirëkuptim” ose “Ajo ishte gjithmonë egoiste “. Nëse vërtet mendoni se partneri juaj nuk mendon kurrë për nevojat tuaja, do të ishte mirë të pyesni veten nëse ia vlen të qëndroni i martuar.
Nëse, nga ana tjetër, mendoni se problemi është vetëm aktual dhe se gjithçka mund të zgjidhet, mos hezitoni të shkoni te një këshilltar martese. /abcnews.al