Nga Ajgena Korbi
Pandemia e COVID 19 dyfishoi problemet e shëndetit mendor nga fëmijët deri tek të moshuarit.
“Nga 60 në 120 raste në ditë”.
Izolimi, shkëputja nga shkolla, frika nga virusi sipas psikiatres Valentina Asabella tek shumë fëmijë dhe adoleshentë ka shfaqur nga mbyllja në vetëvete, ankthi e deri te psikozat si haluçinacione apo iluzione.
Në muajin e shëndetit mendor mjekja këshillon prindërit ti kushtojnë më shumë kujdes sjelljes së fëmijës.
“Mund të bëhen agresiv, të mbyllen në vetevete, të lënë ushqimin”.
Të rinjtë që nuk kanë pasur qasje në shërbimet e shëndetit mendor kanë kërkuar ndihmë në platforma online.
Psikologu Skerdi Zahaj tregon se specialistët në “nuk je vetëm.al” kanë biseduar me persona nga 10 në 19 vjeç që kanë shfaqur mendime deri tek vetëvrasja.
Me shqetësime të ankthit dhe psikozave për shkak të pandemisë psikiatrit tregojnë se në qendrat komunitare të shëndetit mendor po kërkojnë ndihmë dhe shumë persona mbi 60 vjeç./Abcnews.al