Ekspertët ngrenë alarmin: Një variant i ri Covid mund të jetë fajtor për shpërthimin e hepatitit te fëmijët

schedule16:29 - 4 Maj, 2022

schedule 16:29 - 4 Maj, 2022

Një varianti i ri i Covidit mund të jetë fajtor për shpërthimin misterioz të hepatitet tek fëmijët.

Drejtuesit e shëndetësisë kanë thënë se kjo është një nga teoritë e tyre të punës, pasi janë duke hetuar se çfarë qëndron pas rritjes së rasteve.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar e ka renditur atë si opsionin e tyre të pestë në listën e “hipotezave” në një raport të datës 28 prill.

Në raportin e fundit për shpërthimin, UKHSA tha se ata nuk kishin gjetur ende prova të mjaftueshme për një variant të ri për të qenë të sigurt se është ajo që po shkakton infeksionet.

Por nuk është përjashtuar si arsye për rritjen e papritur të rasteve të hepatitit te fëmijët.

Sëmundja deri më tani është identifikuar në gati 230 fëmijë, përfshirë 145 në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo është përhapur në 20 vende sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Zëdhënësi i OBSH-së Tarik Jasarevic u tha gazetarëve dje në Gjenevë: “Që nga 1 maji, të paktën 228 raste të mundshme janë raportuar në OBSH nga 20 vende, me mbi 50 raste shtesë nën hetim.”

Përditësimi sugjeron se tetë vende kanë zbuluar raste në javën e fundit që nga përditësimi i mëparshëm i OBSH-së.

OBSH ka konfirmuar se një fëmijë, nga një vend i panjohur ka vdekur nga sëmundja inflamatore e mëlçisë, shkruan The Sun. 

Katër vdekje të tjera, tre në Indonezi dhe një në SHBA  janë raportuar nga ministritë e Shëndetësisë, por nuk janë konfirmuar zyrtarisht si të lidhura.

Prindërve u është kërkuar që të kenë kujdes për shenjat e sëmundjes së rëndë, pasi rastet rriten në të gjithë botën.

Aktualisht shkencëtarët mendojnë se shkaku më i mundshëm është një adenovirus, viruse të zakonshme që shkaktojnë simptoma të ngjashme me gripin dhe gastro, dhe zakonisht zgjidhen pa ndonjë problem afatgjatë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!