Ekspertet: Në rrezik 60% e mbikalimeve rrugore në të gjithë Italinë

schedule10:53 - 16 Gusht, 2018

schedule 10:53 - 16 Gusht, 2018

Pas tragjedisë në Gjenova, ekspertët japin alarmin se në të gjithë Italinë janë në rrezik të shemben rreth 60% e urave. Kjo situatë ka ardhur për shkak të shkurtimeve të fondeve për mirëmbajtjen.

Italia përshkohet nga mbikalime rrugore dhe ura si “Morandi”, që u shemb me 14 gusht në Gjenova duke shkaktuar viktima të shumta. Ura në të cilat çdo ditë kalojnë mijëra makina të tonazhit të rëndë. Dhe shumë shpesh bëhet fjalë për infrastruktura të vjetra, që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar. Ata janë ndërtuar kryesisht prej betonit të armuar, i cili bëhet shumë i rrezikshëm gjatë dekadave. Ajo në Gjenovë është shembja e katërt që nga viti 2017: një ngjarje e tillë ndodhi pranë Ankonës dhe tjetra në afërsi të Kuneos. Ndërsa shembja e parë u regjistruar në afërsi të Lekos.

“Në vitet ’60 nuk merrej parasysh që betoni i armuar degradohet”, shpjegon për Korriere Dela Sera, Diego Zoppi, anëtar i Këshillit kombëtar të Arkitektëve. “Tashmë rastet e shembjeve po marrin një karakter shumë shqetësues – shprehet Antonio Okiuci, nga Këshilli Kombëtar Italian i Kërkimeve, pasi dhjetra mijëra ura në Itali kanë tejkaluar jetëgjatësinë për të cilën janë projektuar. Ura Morandi është një rast studimi pasi nuk ka asgjë të përjetshme”.

Ekspertët japin alarmin se në rrezik gjendet një tjetër urë e projektuar nga Rikardo Morandi, në Siçili, e mbyllur në 2017-n për frikë shembjeje. Gjithashtu edhe në Firence dhe Katanzaro ka ura që mund të kenë një fat të tillë si ajo në Gjenova. Në total ekspertët japin alarmin se në të gjithë Italinë, 60% e urave apo mbikalimeve rrugore. Një shifër kjo shumë e frikshme, sipas tyre. Kjo gjendje ka ardhur për shkak se në 2014-n nuk kanë më fonde për mirëmbajtje dhe investime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!