Ekspertët mbështesin PS: Fleta e votimit me numra

schedule19:23 - 18 Shkurt, 2021

schedule 19:23 - 18 Shkurt, 2021

Nga Esiona Konomi

Duhet bërë një fletë votimi që të kuptohet nga të gjithë shqiptarët, pavarësisht nivelit arsimor apo kulturor. Duhet të jetë e thjeshtë, e pa ngarkuar me shumë informacion, e lehtë për t’u administruar”.

Me këtë emërues të përbashkët, dy ish kryetarët e KQZ-së, Lefterie Luzi dhe Kristaq Kume thonë për ABC, se fleta e votimit në 25 prill duhet të jetë kjo, me numra, dhe jo kjo, e cila ka emrat e të gjithë kandidatëve.

Zgjedhësit në Kosovë i duhet të dijë mirë numrat korrenspoduese për 5 preferencat në një seri prej 120 numra. Ndërkohë që tek ne, maksimumi janë 36 numra, si rasti i Tiranës” tha Kume.

Është i rëndësishëm emri i kryetarit të partisë, sepse njerëzit e identifikojnë partinë, ne e dimë shumë mirë, kështu jemi mësuar dhe të mos jetë me cdo emër kandidati, pasi do ta bëjnë të pa numërueshme për një kohë të gjatë ose do të kishte probleme si njerëzit do të votonin” tha Luzi.

Të dy ekspertët zgjedhorë thonë se KQZ, kur të miratojë modelin e fletës së votimit, duhet të ketë parasysh interesin e qytetarëve, dhe jo atë të partive.

Për zgjedhësit që mund të harrojnë se cfarë numri mban kandidati i tyre i preferuar, Luzi dhe Kume kanë këtë zgjidhje.

Ata duhet të jenë të identifikuar brenda dhomës së fshehtë. Pra që zgjedhësi në dhomën e fshehtë duhet të ketë të qartë kush është kandidati me numrin, 1, 2 apo 3” tha Luzi.

Në cdo dhomë të fshehtë të kishte një listë me kandidatët që garojnë. Kur mendojnë se zgjedhësi nuk e mban mend mund të konsultohet me listën” tha Kume.

Për herë të parë fleta e votimit, nuk do të ketë thuajse asnjë lidhje me mënyrën se si kemi votuar më parë, ndaj duhet punë edukuese e gjerë.

Duhet të fillohet fushata informuese si duhet të votojë zgjedhësi në përputhje me vullnetin e tij” tha Kume.

Nëse zgjedhësi nuk është i qartë si duhet të votojë nuk kemi arritur asnjë gjë në lidhje me zgjedhjet’ tha Luzi.

Fleta e votimit vetëm me numra mbështet nga mazhoranca, ndërsa opozita, kërkon me ngulm që të jenë të shkruar të gjithë emrat e kandidatëve./ db/ Abcnews.al