Eksperti Enri Hide dhe kapiteni Artur Meçollari theksuan se Franca nuk mund ta luajë dot rolin e negociatorit në tryezën e diskutimeve mes Ukrainës dhe Rusisë. Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, ku u diskutua përpjekja e presidentit francez për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Kemi të bëjmë me një ndryshim të fortë të pozitës së Francës në raport me shtetet e tjera sidomos me SHBA. Franca është e humbura e madhe sepse tentoi të luante një rol gjeopolitik që nuk i përshtatej, nuk i vishej dot ai lloj kostumi pozitës së saj relative në sistemin ndërkombëtar. Duket se tashmë e ka kuptuar edhe vetë Macron, i cili po përpiqet për protagonizëm, është rrekur gjithë kohës për protagonizëm edhe gjeopolitik. Një shtet si Franca mund të shkojë deri aty ku ia lejon fuqia e saj, për këtë arsye dhe Kina patën një lloj tërheqje nga ai lloj pranimi i Francës si komponent i vetëm negociator në tryezën e diskutimeve.”, tha Hide.
Ndërkaq, për kapitenin Meçollari, Macron e ka kuptuar vonë se nuk mund të luante rolin e negociuesit.
“Në konflikte të tilla të arrish të negociosh janë kredenciale të mëdha ndërkombëtare. Po të shikojmë poicizionin e Kinës, për shkak të kredencialeve që mund t’i japë një negociatë e mundshme që ajo pretendon, nënkupton që ka marrë një pozicion të distancuar nga palët. Por Macron ndoshta e kuptoi vonë që nuk mund ta luante dot këtë rol sepse politikisht nuk është palë neutrale“, tha Meçollari./abcnews.al