Ndotja e ajrit vret më shumë njerëz se tymosja e cigareve. Lajmin e bëjnë të ditur ekspertët pasi kanë deklaruar se si pasojë e ajrit të ndotur kanë ndërruar jetë 8.8 milionë persona brenda një viti.
Veç kësaj, rezulton se ajri i ndotur mund të shkurtojë jetën e njerëzve në një shkallë më të lartë se luftërat dhe format e tjera të dhunës si dhe sëmundjet e rënda.
Qëndrimi për një kohë të gjatë në vende me ajër të ndotur mund të rrisë rrezikun për atak në zemër si dhe mund të shkaktojë probleme me frymëmarrjen.
Ekspertët shtojnë gjithashtu se ajri i ndotur është aktualisht një nga “rreziqet më të mëdha globale shëndetësore”.
Ndotja e ajrit është duke ulur edhe jetëgjatësinë e njerëzve rreth e qark globit me 2.9 vite. Për krahasim, tymosja e cigareve mund të shkaktojë shkurtim të jetëgjatësisë me 2.2 vite. /abcnews.al/