Ekspertët diskutojnë në “ABC Live” mbi kushtëzimin evropian të Serbisë

schedule14:21 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 14:21 - 7 Dhjetor, 2022

Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe integrimit evropian të ftuar në ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri kanë diskutuar gjatë mbi rolin e Serbisë në Samitin e BE të mbajtur në Tiranë dhe zhvillimet e ardhshme të këtij shteti në raport me integrimin europian.

Për ekspertin e integrimit evropian Ilir Aliaj, gjatë samitit të djeshëm të mbajtur në Tiranë, BE i tregoi ‘shkopin’ Vuçiç, dhe donte ta paralajmëronte që nuk ka më tolerime.

‘Tjetër element shumë i rëndësishëm, që është anashkaluar nga mediat, dje Presidenti i Serbisë nuk e ka firmosur deklaratën e përbashkët, nga të gjithë pjesëmarrësit’, tha Aliaj.

Duke përmendur dhe njëherë deklaratën e kryeministrit kroat Plenkoviç, Aliaj tha që ‘Serbia nuk mund të ulet në dy karrige, edhe me Rusinë dhe me Europën’.

‘Serbia duhet të ndahet, ose me perëndimin ose me lindjen. Në Serbi janë rritur ndjeshëm investimet kineze, shërbimet sekrete ruse janë si në shtëpinë e tyre, në nëntor në Serbi është hapur Russia Today, dhe në ditën e parë të hapjes së televizionit ka thënë që Kosova është Serbi’, tha eksperti Ilir Aliaj.

Për ekspertin tjetër të integrimit europian Altin Gjeta, pozicionimi i Serbisë do të varet shumë sesi do të shkojë konflikti në Ukrainë, që Serbia të pozicionohet qartë./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!