Ekspertët: Çmimet e larta nga informaliteti, do rritet varfëria

schedule17:24 - 22 Shtator, 2021

schedule 17:24 - 22 Shtator, 2021

Nga Erneta Shevroja

Gjatë këtij muaji qytetarët kanë shpenzuar më shumë për produkte ushqimore, si pasojë e rritjes së çmimeve. Sipas ekspertëve të ekonomisë shtrenjtimi i ushqimeve vjen nga faktor të brendshëm dhe të jashtëm. “Kemi një epidemi të rritjes së çmimeve, që më së shumti bazohet tek pjesa e informalitetit” tha Eduard Gjokutaj.

Fenomen që manifeson ridimensionimin e zinxhirit global të furnizimit, ndryshimi i politikave pas covidit, kemi një ripërshtatje të ekonomisë” tha Selami Xhepa.

Sipas ekspertit Eduard Gjokutaj, qeveria për shkak të mosbesimit të biznesit ndaj saj, nuk mund të ndryshojë këtë situatë. “Qeveria me pjesën rregullatore të saj mund të ndikojë  por siç duket besueshmëria e biznesit karshi qeverisë, jo cdo nisëm e qeverisë i favorizon, ndryshimi i shpeshtë i ligjeve jep dhe këtë reflektim në të bërin biznes”.

Ekonomisit Selami Xhepa ndërkohë nuk parashikon rritje tjetër të çmimeve por efektet thotë ai do të jenë afatgjatë. “Jo ngritje të mëtutjeshme, por nivelet e ngritura të çmimeve do të tentojnë të mbeten të përhershme në ekonomi. Do të rritet varfëria” tha ai.

Gjatë muajit shtator, sipas INSTAT, rritja më e lartë e çmimeve u shënua tek perimet dhe frutat, përkatësisht 14.6% dhe 3.8%./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!