Personat që janë infektuar me linë e majmunëve rekomandohet të izolohen në shtëpi, për sa kohë që nuk kanë simptoma serioze dhe marrin masa paraprake duke kufizuar kontaktet e ngushta me njerëzit e tjerë, sipas udhëzimeve më të fundit të publikuara sot nga Shërbimi Britanik i Shëndetësisë (UKHSA).
Shërbimi Britanik i Shëndetësisë tha sot se personat që janë të infektuar duhet të shmangin kontaktin me njerëzit e tjerë derisa puçrrat të zhduken nga lëkura.
Ekspertët britanikë thanë gjithashtu se të infektuarit duhet të shmangin marrëdhëniet seksuale sapo të shfaqen simptomat e para të lisë së majmunëve.
Lexo edhe: 257 raste të konfirmuara me linë e majmunëve deri më tani, OBSH: Pritet rritje
Edhe pse nuk ka prova të disponueshme që lija e majmunit transmetohet përmes sekrecioneve mukoze, të infektuarit këshillohet që të përdorin prezervativë për tetë javë pas infektimit, për arsye paraprake.
Gjatë muajit maj janë konfirmuar rreth 300 raste me virusin e lisë së majmunëve. Deri më tani nuk është raportuar asnjë vdekje.
Simptomat e lisë së majmunëve janë të ngjashme me ato të lisë: ethe, lodhje dhe flluska që përhapen në fytyrë dhe trup.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha sëmundja nuk është e rrezikshme dhe nuk shkakton viktima nëse trajtohet që në fillimin e simptomave por mund të jetë e rrezikshme për fëmijët, gratë shtatzëna dhe personat me imunitet të dobët.
Sipas informacioneve deri më tani ka qenë fatale në 3-6% të rasteve – një normë e rritur nga kujdesi i dobët shëndetësor në shumë vende afrikane.
Një lloj i përhapur në Kongo ka më tepër gjasa të jetë vdekjeprurës sesa varianti i Afrikës Perëndimore që tani po përhapet jashtë kontinentit./abcnews.al/
/abcnews.al/