Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekspertët: Aksidentet, për shkak të shpejtësisë

schedule16:12 - 6 Mars, 2021

schedule 16:12 - 6 Mars, 2021

Nga Xhensila Kodra

Në javën e fundit, në vendin tonë kanë ndodhur një sërë aksidentesh që kanë shkaktuar 11 viktima e shumë të kanë mbetur të plagosur.

Për ekspertin e Sigurisë Rrugore, shkak të këtyre ngjarjeve janë bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

Në përgjithësi në zonat urbane janë aksidente që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë, së lejuar”, ka thënë ai.

Eksperti Artur Sulçe shprehet se një faktor tjetër është edhe sinjalistika në rrugë.

Sinjalistika rrugore është krejt normale, për aq kohë sa ne nuk i mbyllim të gjithë rrugët dhe gjatë punimeve nuk vendosim sinjalistikën e duhur është një ndër problemet kryesore”, ka thënë Sulçe.

Ai shpjegon se një pjesë e shoferëve, e kryesisht moshat e reja e drejtojnë makinën nën efektin e drogës, ndërsa policia rrugore nuk ka ende asnjë pajisje që t’i identifikojë ata.

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, në të gjithë vendin u shënuan 248 aksidente me 38 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!