Deputetja shqiptare e DPS-së në Mal të Zi, Drita Llolla, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” shprehu shqetësimin e ndikimit pro serb dhe rus në, që sipas saj shkon në drejtim të destabilizimit të vendit. Ajo përmendi vënien në krye të parlamentit të vendit të një figure si Andrija Mandiç.
“Mbetet shqetësim për shkak të qëllimit të politikës serbe në Mal të Zi, e cila shkon në drejtim te destabilizimit të vendit. Ne jemi sot një figurë politike të viteve ’90, nuk ka shprehur asnjëherë keqardhje për gjenocidin në Kosovë dhe Srebenicë dhe ngelet shqetësim largimi nga institucionet euro atlantike. Mbetet shqetësim akoma se kemi të bëjmë me një lëvizje të re, Evropa Tani, e cila udhëhiqet nga njerëz që nuk kanë qenë të njohur para vitit 2020 dhe më pas kemi parë gjatë periudhës së negociimit, rreth koalicionit qeverisës që u formua pas tre muajsh, vënien në krye të parlamentit një figurë të viteve ’90.”, tha deputetja.
Më tej, ajo shtoi se opozita është e vendosur në rrugën drejt BE-së.
“Do të vijojmë të jemi opozitë e fortë. E kemi thënë edhe gjatë periudhës që po flitej për marrëveshje të ndryshme apo bashkëpunim me Evropën Tani. Për ne është e rëndësishme që të kemi përfaqësim të denjë në parlament. Kemi procesin e censusit që duhej të mbahej deri në fund të tetorit por kundërshtuam sepse nuk ishim plotësuar kushtet themelore për monitorim të procesit dhe për shkak të politizimit që u vë nga Vuçiç, kryeklerikët e Kishës Ortodokse serbe, mbetemi konstant ndaj qëndrimeve”, u shpreh deputetja./abcnews.al