Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Ushtria e Izraelit shkatërron një rrjet të madh tunelesh të Hezbollahut në Liban

schedule18:54 - 28 Prill, 2026

schedule 18:54 - 28 Prill, 2026

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë shkatërruar një sistem të madh tunelesh të Hezbollahut në qytetin Qantara në jug të Libanit.

Sipas mediave libaneze, shpërthimet e kontrolluara janë filmuar dhe janë dëgjuar në një zonë të gjerë.

Instituti Gjeologjik i Izraelit thotë se shpërthimi është regjistruar nga sistemi i paralajmërimit sizmik, por nuk u aktivizuan sirenat për tërmete. Ushtria izraelite kishte njoftuar më herët banorët se shpërthimi nuk do të shkaktonte alarm të rremë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!