Eksperienca politike mes Biden dhe Putin, eksperti: Shanset që të bëhen “miq” shumë të pakta

schedule15:54 - 16 Qershor, 2021

schedule 15:54 - 16 Qershor, 2021

Sipas ekspertit Matthew Rojansky takimi mes Biden dhe Putin mund të jetë produktiv por gjasat që të dy udhëheqësit të bëhen miq të mirë janë të pakta. Duket sikur vetë presidenti Biden nuk ka shumë pritshmëri për sa i përket takimit me Putin.

Biden pritet të diskutojë shumë çështje kritike, të tilla si ndërhyrja në zgjedhje dhe siguria kibernetike, të cilat do të jenë temat më të vështira. Por mund të ketë një farë interesi për të gjetur gjuhën e përbashkët për sa i përket potencialit bërthamor dhe kontrollit të armëve.

Përvoja politike që të dy presidentët kanë njihet nga të dy palët, dhe qëllimi i këtij takimi është të krijohen kushtet në të cilat Rusia të tregojë interes në dialogun me SHBA-në, shpjegon Rojansky.

“Ndoshta nëse Rusia ka një interes në zhvillimin e këtij dialogu, disa nga sjelljet e paparashikueshme, provokuese, agresive mund ti përkasin të kaluarës, përfundon eksperti./abcnews.al