Ardit Hila e ka mbyllur aventurën e tij me Gjilanin. Mesfushori qendror është përshëndetur me klubin dardan, ndërkohë që gjithçka e njofton përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Hila në Kosovë është aktivizuar edhe me Prishtinën, direkt pasi kishte fituar titullin kampion në Superiore me Partizanin.
Sezonin e fundit Hila shënoi 5 gola me fanellën e Gjilanin, si dhe një gol në kupat e Europës. Gjasat janë që të rikthehet në Superiore, por sigurisht kjo do të varet nga ofertat.
Mesfushori qendror në të shkuarën ka luajtur me ekipin e qytetit të tij, Elbasanin, si dhe me Teutën, përveç Partizanit. / abcnews.al