“Eksod” largimesh në Madrid, 5 lojtarë kanë mbetur pa kontratë te “galaktikët”

schedule18:17 - 27 Prill, 2023

schedule 18:17 - 27 Prill, 2023

“Galaktikët” e Real Madrid duket se po përgatiten për një “eksod” të madh largimesh këtë merkato vere, teksa në organikën e madrilenëve janë plot 5 lojtarë, të cilët u skadon kontrata aktual në fundin e këtij sezoni.

Pas rinovimit të kontratës për 1 vit me Benzema e Toni Kroos, tashmë në listën e “pritjes” për të kontaktuar për një rinovim me klubin janë Luka Modric, Dani Ceballos, Nacho Fernandez, Marco Asesnio dhe Mariano.

Për katër të fundit deri më tani nuk dihet asgjë, ndërsa për “arktitektin” kroat të mesfushës duket se Presidenti Perez do të bëjë një “përjashtim” dhe pritet që ish-fituesi i “Topit të Artë” të nënshkruajë edhe për 1 vit tjetër në kontratë, sidomos pas refuzimit që i bëri “miliardave” arabe. /i.m /abcnews.al