EKSKLUZIVE/ Vrasja në Fier, tre ditë para ngjarjes babai i viktimës paralajmëroi autorin: Mos iu afro vajzës

schedule15:38 - 12 Shtator, 2021

schedule 15:38 - 12 Shtator, 2021

Nga Valbona Davidhi

ABC zbulon se i ati i Sabrina Bengajt e ka kërcënuar ish-dhëndrin Elton Metën 3 ditë përpara se ai t’i merrte jetën vajzës së tij.

Burime pranë familjes së autorit thanë se i ati i 23 vjeçares jeton në Itali dhe i ka telefonuar ish dhëndrit që t’i qëndronte larg Sabrinës dhe vajzës së tyre 3 vjeçare. Madje mësohet se 31 vjeçari për këtë është konsultuar dhe me ish -avokatin e tij Kujtim Cakrani, i cili e këshilloi që denoncojë në polici.

Pas këtij episodi, të premten në mbrëmje, Elton Meta ka shkuar në fshatin Zhupan të Fierit tek banesa e ish bashkëshortes duke e qëlluar për vdekje, teksa ajo po konsumonte darkën.

Në 20 shtator të vitit të shkuar për më shumë se 5 orë Elton Meta në kërcënimin e armës mbajti peng ish-bashkëshorten dhe familjen e saj në banesën e tyre, duke qëlluar dy herë në ajër.

Ai u neutralizua nga Renea dhe u dorëzua. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën 3 akuza, dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse me akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

Prokurori Çlirim Sino i kërkoi gjyqtarit Piro Sota shtrim të tij në spitalin psikiatrik ku qëndroi disa muaj. I njëjti gjyqtar më pas ndryshoi masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në fund të muajit korrik ai la spitalin dhe shkoi në shtëpi./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!