Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi në një intervistë për Abc e Mëngjesit, ka deklaruar se vëllai i Alvin Berishës, vogëlushit që është shpëtuar disa muaj më parë nga ky kamp famëkeq, është gjallë.
Sipas tij Bunjamini rreth 4 vjeç është gjallë dhe është pranë një familje që po bëhet gati për tu kthyer në Shqipëri.
Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka thënë se ka shumë dyshime se përveç vëllait, gjallë të jetë edhe nëna e Alvin Berishës, e cila nga informacionet që kanë pas deri në mars ka qenë e plagosur dhe po merrte ndihmë mjekësore.
“Alvini i kishte shpëtuar një sulmi ajror nga forcat kurde, ku në makinë kanë qenë nëna e tij, njerku, vëllai Bunjamini. Nga informacionet e para u tha se kishte shpëtuar vetëm Alvini, por më pas pas komunikimeve ne arritëm të sigurojmë informacionet se nga ky operacion ka shpëtuar edhe vëllai i tij Bunjamini, i cili tashmë është pjesë e grupit të shqiptarëve që ptitet të sillen në Shqipëri. Bunjamini është djali i Afërdita Berishës e cila ishte martuar me një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë nga një sulm ajror, në momentin që po përpiqeshin që ti bashkoheshin kampit Al Hol. Gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plagosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.
Deri në fillim të marsin ne kemi pasur informacion dhe nëna e Alvinit ka qenë gjallë, por nuk dihet nëse ajo ka mundur që të mbijetojë, ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri. Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri ta marrin atje”, është shprehur ai.e.su./abcnews.al