EKSKLUZIVE/ Ligji i ri, 4 kufizimet e maxhorancës ndaj kompetencave të Metës

schedule11:27 - 6 Nëntor, 2020

schedule 11:27 - 6 Nëntor, 2020

Maxhoranca i është referuar precedentëve të ndodhur gjatë dy viteve të fundit në ndryshimet që ka bërë në ligjin për Presidentin e Republikës.

Gazetarja e ABC Esiona Konomi ka siguruar ekskluzivisht projektligjin për Presidentin e Republikës, në të cilin parashikohen disa ndryshime që i lenë të drejtat presidentit kompetencat që ka, por e kufizojnë veprimin e tij përmes përcaktimit të afatave kohore, brneda të cilave ai duhet të reagojë.

Kështu, duke u nisur nga precedenti i mos dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm, Kuvendi ka parashikuar që Presidenti duhet të shprehet brenda 7 ditëve në lidhje me dekretimin apo mos dekretimin e një ministri. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ministri emërohet nga Kuvendi.

Precedenti i dytë lidhet me anulimin e datës së zgjedhjeve. Kështu, nëse Presidenti kërkon të anulojë apo shtyjë zgjedhjet, ai duhet të rakordohet me partinë më të madhe në Kuvend.

Nëse kjo e fundit nuk jep konsensusin, Presidenti e ka të pamundur të vendosë.

Ky ndryshim u nis nga precedenti i zgjedhjeve të 30 qershorit, ku Meta i anuloi ato përmes një dekreti, i cili në fakt nuk u mor parasysh nga maxhoranca socialiste.

Ndryshimi tjetër i rendësishëm lidhet me betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.

Sipas ligjit të ri, nëse Presidenti nuk thërret brenda shtatë ditëve për bëtim gjykatësin, atëherë ai mund të betohet para KLGJ-së.

Duket se maxhoranca ka bërë disa ndryshime në ditët e fundit në projektligj duke rregulluar edhe procesin e dhënies së shtetësive.

Ligji i ri ia njeh presidentit këtë të drejtë, por e detyron atë që të konsultohet ngushtësisht me organet e sigurisë dhe Minsitrinë e Brendshme për çdo rast. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!