EKSKLUZIVE/ Nevil Dede e Armand Duka kokë më kokë, oferta e Tiranës e “tundon”

schedule18:37 - 12 Nëntor, 2020

schedule 18:37 - 12 Nëntor, 2020

Nevil Dede është kandidaturë serioze për të marrë drejtimin e Tiranës. Ish-kapiteni i bardhebluve, sikurse mëson ABC, pas pak do të ketë një takim me presidentin e FSHF, Armand Duka.

“Me zyrtarizimin e largimit të Egbo, në këto momente një nga kandidaturat potenciale është edhe trajneri Nevil Dede, pjesë edhe emisionit ‘Pressing’ në ABC”, u shpreh gazetari Gerti Çarçani në Studio Sprint në ABC.

Dede duhet të zgjidhë kontratën me FSHF-në, pasi është trajner i Shqipërisë U19. Pas bisedës me Dukën, në Durrës, do të ketë edhe një vendim final, nëse Dede do të rikthehet në krye të Tiranës, apo do të vijojë me kuqezinjtë.

E SHKUARA – Dede e ka drejtuar Tiranën dy herë në të shkuarën. Për herë të parë pranoi ofertën në tetor të vitit 2010, ndërkohë që qëndroi për katër muaj në krye të bardhebluve. Në shkurt të vitit 2013 45-vjeçari u rikthye te Tirana, duke qëndruar deri në tetor të atij viti në drejtimin e kampionëve në fuqi të vendit.

Veç punës me kombëtaret e moshave, Dede ka drejtuar edhe skuadra si Laçi, Kastrioti dhe Luftëtari. Si lojtar, sikurse edhe dihet, ai ka qenë kapiten i Tiranës dhe ka dalë kampion tetë herë. Gjithashtu ai ka triumfuar pesë herë në Kupën e Shqipërisë dhe 6 herë në Superkupë, duke e shkruar emrin e tij në historinë e klubit bardheblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!