EKSKLUZIVE/ “Le ta ndërpresim kontratën”, afrimi i verës “tërbon” Tiranën

schedule15:39 - 28 Shtator, 2020

schedule 15:39 - 28 Shtator, 2020

Tirana ka zbuluar autogolin e parë që ka bërë në merkato. Albion Avdijaj, sulmuesi i marrë gjatë merkatos së verës, nuk i ka bindur drejtuesit e bardhebluve. 25 herë kampionët e vendit nënshkruan nxitimthi me shtatlartin, edhe pse raportin me golin nuk e kishte të mirë.

Të shtyrë edhe nga Kukësi, që ishte vënë në dijeni se Avdijaj kishte zbarkuar në kryeqytet, te Tirana i bënë gati kontratën dhe sulmuesi nuk hezitoi të nënshkruante.

120 mijë euro për dy sezone e bindën atë menjëherë dhe pasi e kanë parë në fushë, në kampin bardheblu e dinë shumë mirë që sulmi i tyre nuk mund të lihet në duart e Avdijajt.

Jo vetëm kaq, por te Tirana kanë tentuar edhe ta mbyllin bashkëpunimin me sulmuesin që tani. Abcnews.al mëson se shtatlartit i është propozuar prishja e marrëveshjes, por ai nuk ka pranuar.

Diçka e tillë është normale, kur merkato mbyllet për gati dhjetë ditë dhe shumica e skuadrave janë plotësuar. Për më tepër largimi nga Tirana në këtë mënyrë do të linte një njollë tek Avdijaj, i cili zor se do merrte ndonjë propozim të leverdishëm.

Kështu te Tirana duhet të shpresojnë që Avdijaj t’i surprizojë të gjithë në vazhdim, ose të gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen e kontratës në janar. Për momentin bisedimet kanë dështuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!