Situata e krijuar nga pandemia Koronavirus, ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në futboll. Ndikim ekonomik, të cilin klubet shqiptare e kanë shumë të vështirë ta përballojnë. Pritej ndihmë nga Qeveria, ndihmë që nuk ka ardhur ende.
Debatet në distancë kanë qenë të vazhdueshme mes presidentit të FSHF-së, Armando Dukës, dhe zv. Kryeministrit të Shqipërisë, Erion Braçe. Duka siguroi që edhe nëse shteti nuk ndihmon aspak nga ana financiare futbollin shqiptar, do të jetë ai që nuk do t’i lërë klubet në baltë.
E duket se kështu do të ndodhë, pasi burime për ABC News konfirmuan dje se do të jepet një fond 1 milion euro nga FSHF për klubet shqiptare. Sot, ka pasur dhe zhvillime të tjera në Qeverinë e Futbollit Shqiptar.
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Ndihma për futbollin: FSHF bën gati 1 milion euro, zbulohet plani
Ky fond prej 1 milion eurosh, do të shpërndahet për të gjitha skuadrat, nga Superiorja deri në Kategorinë e Dytë, për të gjithë lojtarët që janë të kontraktuar, që kanë kontrata me klubet e tyre.
Gjithashtu, ABC News konfirmon se ky fond që do të jepet , nuk do të ndikojë aspak në punimet për selinë e re të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe stadiumit të ri, që po ndërtohet pranë Kompleksit Dinamo.
FSHF ka ngritur një Task-Forcë pune se fundmi, që po punon për të shpërndarë këtë fond. Për shpejtësi, 1 milion euro do të jepen menjëherë nga buxheti i Federatës Shqiptare të Futbollit./abcnews.al