EKSKLUZIVE/ Igli Madani me 3 gjoba për semafor e parakalim të gabuar, “Audi” luksoz në emër të babait biznesmen

schedule18:01 - 25 Qershor, 2021

schedule 18:01 - 25 Qershor, 2021

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që i mori jetën në vend 4 anëtarëve të familjes Gushi në aksin Vlorë-Levan, ku një makinë luksoze tip “Audi” u përplas me makinën e tyre tip “Toyota”.

LEXO EDHE: EMRAT/ U shua një familje, kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Vlorë

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra mëson ekskluzivisht se shoferi i “Audit”, Igli Madani, kishte tre gjoba në historikun e makinës, të marra për shkelje të rënda të kodit rrugor, konkretisht për parakalime të gabuara dhe për semafor të kuq. Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina luksoze ishte në emër të babait të Iglit, biznesmenit Bashkim Madani.

LEXO EDHE:Çfarë parashikon ligji, a do t’i bëjë 20 vite burg djali i biznesmenit që shoi familjen Gushi?!

Mësohet se automjeti që drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, ishte me shpejtësi tej normove të lejuara, 150 km/h në momentin që u përplas me makinën tip “Toyota” ku udhëtonte familja Gushi.

Nga aksidenti po ashtu mbeti i dëmtuar lehtë shoferi Igli Madani, bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Ndërkohë sonte në mbrëmje në “Radarin Informativ” në ABC, në orën 19:00 do të jetë e ftuar gazetarja Xhensila Kodra, ku do të publikohen detajet e para nga ekspertiza e aksidentit tragjik që u mori jetën familjes Gushi. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!