EKSKLUZIVE/ FSHF sipas protokollit gjerman, si do të luhen ndeshjet në Shqipëri

schedule18:36 - 2 Maj, 2020

schedule 18:36 - 2 Maj, 2020

Qeveria po mban ende varur datën e rikthimit të futbollit në vend në një kohë që FSHF ka gati edhe Protokollin Sanitar –paraprak për organizimin e ndeshjeve në stadium, protokoll që do të dakordësohet me autoritetet shtetërore sapo të vendosin një datë. FSHF ka përshtatur dhe tashmë gati formatin gjerman të Protokollit sanitar, në një kohë që paraprakisht ekipet planifikohet që të zhvillojnë fazën parapërgatitore prej 2-Javësh, si dhe do të kryejnë teste. Sipas protokollit përgatitur nga sektori i garave në FSHF, në drejtim të organizimit të lojërave pa spektatorë, koncepti bazohet në tre grupe pjesëmarrësish në ndeshje. Në këtë protokoll sanitar, siguruar nga ABC News, stadiumi do të jetë i ndarë në tre grupe personash sipas karakteristikave te aktivitetit që kryejnë:

 

NDARJA NE STADIUME:

(Zona1, Fusha) përbëhet nga lojtarët, trajnerët, stafi teknik dhe gjyqtarët.

(Zona2, Tribuna) përbëhet nga punonjës e transmetimeve TV, Stafi dhe Delegacionet e ekipeve dhe disa nga përfaqësues të tjerë të mediave. Ky grup mund të hyjë edhe në stadium, por duhet të mbajë një distancë nga grupi i gjelbër (Zona 1).

(Zona 3, Përreth Stadiumit) përfshin përfaqësues të tjerë të mediave dhe punonjës të tjerë. Pjesëtarët e këtij grupi mund të qëndrojnë vetëm jashtë territorit të Stadiumit.

Sipas protokollit që pritet të përshtatet për ndeshjet në kampionatin kombëtar të futbollit, parashikohet që për organizimin e një sfide maksimumi do të jenë jo më shume se 175 personash. Por për shkak të ndarjes në zona, nuk do të jetë I mundur grumbullimi I më shumë se 90 personave në të njëjtën kohë.

NUMRI I PERSONAVE TE GRUMBULLUAR:

  • Zona 1 Fusha dhe Zona Teknike          88 persona
  • Zona 2 Tribuna                         55 persona
  • Zona 3 Perimetri I stadiumit           32 persona

 

Parashikohen teste të rregullta për virusin korona për lojtarët dhe stafin teknik. Ndër të tjera, duhet që rezultatet e testit të lojtarëve të bëhen të ditura jo më së vonese ora 10-të e mëngjesit të ndeshjes. Lidhur me pjesën e grumbullimeve stërvitore, ndeshjeve futbollistike etj., sipas protokollit të OBSH-së dhe rekomandimit të mjekëve, duhen ndjekur dhe zbatuar udhëzimet e mëposhtme në mënyrë rigoroze:

UDHEZIMET PER USHTRIMIN E AKTIVITETIT:

  1. Një shërbim mjekësor sanitar, i pajisur me skaner për matjen e temperaturës, në hyrjen e stadiumit, për të gjitha subjektet e autorizuar.
  2. Një dokument me të gjitha normat higjieno-sanitare të adoptuara në secilin impiant sportiv, përpara zhvillimit të çdo eventi, i cili u duhet prezantuar autoriteteve, në rast kërkese.
  3. Një modul elektronik për të certifikuar subjektet që do të hyjnë në impiant dhe masa kontrolluese për të evituar sa më shumë rrezikun e infeksionit.
  4. Do të vendosen dezinfektues duarsh në të gjitha këto mjedise për tu ardhur në ndihmë futbollistëve, stafeve dhe zyrtarëve;
  5. Të gjithë stafet të qëndrojnë me maska dhe doreza gjatë punës, para, gjatë dhe pas ndeshjeve; Përdorimi i maskave dhe dorezave është i detyrueshëm sidomos gjatë udhëtimeve të ekipeve, pra në autobusë, në furgona dhe çdo grumbullim tjetër të detyrueshëm në vende të mbyllura;
  6. Hotel ekskluziv për ekipin ose katin / zonat ekskluzive për të shmangur kontaktin me vizitorët e tjerë të hotelit.
  7. Kush hyn në stadium, përveç skuadrave:
  8. Zyrtarët e ndeshjes.
  9. 10 persona zyrtarë të autorizuar nga çdo skuadër, qëndrimi është I lejuar vetëm në tribunë dhe me një largësi prej 2 metra nga njëri-tjetri.
  10. 4 fëmijë për kapjen e topave.
  11. Përgjegjësit e sigurisë publike 4 persona, stjuardët e parashikuar në zonat e piketuara deri në 20 persona, zjarrfikësit 4 persona, operatorët e ndihmës së shpejtë, të parashikuar sipas ligjit.
  12. Vetëm operatorët televizivë dhe gazetarët e rrjeteve titullare të drejtave të transmetimit “live”.
  13. Fotografët zyrtarë dhe zyra e shtypit e të dyja skuadrave.
  14. Gazetarët dhe fotografët e autorizuar nuk do të jenë më shumë se 20 vetë, por ndërkohë ata do të jenë të ndaluar që të kenë kontakte me personelin e dy skuadrave.
  15. Në tribunën e shtypit, të gjithë gazetarët dhe fotografët e akredituar do të duhet të qëndrojnë të paktën 2 metra larg njëri-tjetrit.
  16. Në terrenin e lojës do të mund të zbresin vetëm fotografët zyrtarë të të dyja klubeve. Ndërsa ata të jashtmit do të kenë një vend të rezervuar dhe të kushtëzuar, por kurrsesi brenda terrenit të lojës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!