Ekskluzive-dosja/ Shoku i trafikantit që pagoi 6 mijë €: Më nxirrni nga qelia se jam profesor me aspirata, në shtator fillon shkolla

schedule14:19 - 11 Shtator, 2020

schedule 14:19 - 11 Shtator, 2020

Orjon Bali, i arrestuar për trafik emigrantësh dhe më pas i liruar kundrejt  ryshfetit prej 6 mijë eurove që i dha gjyqtares Mimoza Margjka përmes avokatit, nuk ishte i vetëm në momentin e transportit të palestinezëve nga Korça në Tiranë, por edhe me dy persona të tjerë. Por në Apel, vendimin e shkallës së parë e çuan vetëm Orjon Bali dhe Adi Mullalli, ndërsa Ermond Goga jo. Të dy Apeli i liroi kundrejt garancisë pasurore.

E ndërsa tashmë historia e Balit është bërë e njohur, ndryshe është me emrin tjetër, Adi Mullalli 27-vjeç nga Devolli.  Në dosjen e siguruar ekskluzivisht nga gazetarja e Abc News në Korçë Lediona Xheladinaj zbulohet edhe profili i tij dhe pretendimet para Apelit përmes avokatit.

Aktualisht kufiri me shtetet fqinje është i mbyllur, ky person nuk ka shanse të kaloj vetë kufirin, dhe jo më tepër që të ndihmojë persona të tjerë të hyjnë në Shqipëri. Nuk ekziston rreziku që i arrestuari të largohet dhe t’i fshihet hetimit. Ai jeton në Zëmblak dhe punon si profesor fizkulture në një shkollë shtetërore në Drejtorinë Arsimore Vendore Devoll.

Nuk ka asnjë shkak apo arsye që të largohet pasi është në pritje të fillimit të punës në shtator. Rreziku për të ikur është absolutist inekzistent për arsye të gjendjes së pandemisë Covid 19, ku me vendim qeverie kufijtë janë të mbyllur. Eshtë me arsim të lartë, i punësuar, me kërkesa ndaj vetes dhe aspiron për t’u ngritur nga ana profesionale. Gjithashtu gëzon një reputacion të mirë në komunitet. Ai nuk ka qenë asnjëherë i dënuar apo qoftë edhe njëherë të vetme të ketë qenë i proceduar.

Adi Mullalli nuk ka asnjë lidhje me këtë vepër penale dhe përsa kohe nuk ka asnjë lidhje nuk ka sesi te caktohet një masë sigurim i personal  me karakter shtrëngues si ajo e arrestit në burg, që mund të sjellë pasoja në personalitetin, integritetin dhe të ardhmen e tij. I arrestuari është një djalë i ri, qe jeton me prindërit, i punësuar si profesor fizkulture, ndodhet në kushte të mira ekonomike dhe është me arsim të lartë” tha avokati i tij.

Në dosje theksohet se nga oficeri i policisë janë këqyrur dhe marrë në cilësinë e provave materiale tre telefona, që i posedonte Adi Mullalli, i cili nuk ka pranuar të japë kodin për hapjen e tyre. /db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!