EKSKLUZIVE/ Burri nga Kosova dëshmon dhunën seksuale nga ushtria serbe gjatë luftës

schedule10:56 - 21 Tetor, 2020

schedule 10:56 - 21 Tetor, 2020

Janë të paktën 867 shqiptarë të Kosovës që kanë fituar statusin e viktimës së dhunës seksuale nga ushtrie serbe gjatë luftës.

Sipas statistikave zyrtare, 838 prej tyre janë gra, ndërsa 29 janë meshkuj, ndërsa treguesit e vërtetë janë shumë më të mëdhenj, por pamundësia për t’i verifikuar dhe fshehja nga viktimat bën që të mos jetë një numër i plotë i tyre.

Ndërkohë, në Komisionin Qeveritar të Kosovës për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale kanë aplikuar 1 329 veta.

Gazetarja e “Abc News“, Linda Karadaku ka siguruar dëshminë e një burri të dhunuar seksualisht nga ushtria serbe në Kosovë. Burri në fjalë tregon tmerrin e përjetuar.

Më mirë të më kishin vrarë se sa më lanë kështu”, shprehet ai për mikrofonin e Abc Neës, ndërsa tregon se në fakt, qëllimi i serbve ishte ta “vrisnin duke e lënë të gjallë“.

Dëshmia e plotë do të transmetohet sonte në orën 20:00 në emisionin “Ballkan” në Abc News.

Pjesë nga dëshmia:

Gjatë luftës, më kujtohet një datë e veçantë, që nuk e harroj kurrë, isha me ble diçka në qytet, edhe dola nëpër qytet, tek një rrugë aty, ku ka qenë një postbllok I serbëve, kanë qenë disa ushtarë. Nga larg thashë, të shkoj a të mos shkoj, po dikur mora fuqi e thashë, hajt se po shkoj.

Ndoshta nuk më prekin. Para se me shku aty, e kam pa, e kanë ndalë një makine, edhe aty kanë qenë disa djem të rinj, I kanë kapë, i kontrollojshin, i shtyjshin. Unë mendova, hajt të iki nga qoshja e të kaloj diqysh. Por papritmas, ma ka bo një serb që ishte në tesha të ushtrisë, ndalu. Unë u ndala, edhe e kam pasë një ciger (trastë), ne i themi ciger, diçka kisha në atë farë cigerin, edhe ma boni ndalu aty.

U ndala unë dhe më tha, ma jep leje njoftimin. Ia tregova lejen dhe tha, ku je tuj shku. I thashë, jam duke shku të blej disa gjëra dhe po kthehem në shtëpi. Tha, prit t’i shoh duart. Kur ia tregova duart, tha, ti je ushtar. Jo mor, I thashë. E kishte kapë lufta në tana anët.

Po ne kishim mbetë, disa familje kishim mbetë pa mujtë me dalë në Shqipni, askund. Ka ardhur pastaj edhe një shok i tij dhe i tha atij, merre, vraje. Merre vraje, tha, mos fol me të, merre vrite, ky qenka ushtar, tha, merre vrite.

Edhe ka qenë një livadh aty, në atë livadh ka qenë një shtëpi, jo e mbarume, ka qenë vetëm deri në blloqe, pa çati, edhe më tha, çoje deri tek ai vend aty, dhe unë frikësohesha se nuk dija gjë, me siguri, thosha, duan të më vrasin se i tha, vrite, në serbisht, po tash serbisht nuk po flas.

Edhe më kanë çuar deri në qosh të asaj shtëpie. Kur shkova aty, tha, lëre cigerin këtu… /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!