Ekskluzive/ Bie shifra, nuk janë regjistruar 32 mijë emigrantë për votime

schedule13:54 - 11 Janar, 2021

schedule 13:54 - 11 Janar, 2021

Nga Esiona Konomi

Shifrat e raportuara nga Ministria e Brendshme se gjatë muajve nëntor dhe dhjetor janë regjistruar 32 mijë emigrantë me adresë të saktë jashtë vendit, nuk janë të vërteta.

ABC ka mësuar se është vetë Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e cila ka korrigjuar të dhënat e saj me një shkresë të dytë që i ka dërguar këtë të hënë, Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, Bledar Doracaj pranon se në raportimin e parë, pra të shifrës prej 32 mijë emigrantësh, kompania që mirëmban sistemin ka bërë një gabim, duke ju referuar një informacioni të vjetër.

Gjendja Civile informon se sipas ligjit të ri, adresën e saktë jashtë vendit e kanë deklaruar pak më shumë se 900 qytetarë shqiptar.

Kjo e dhënë është e rëndësishme, sepse vetëm ata emigrantë që kanë deklaruar adresat mund të votojnë në distancë për zgjedhjet e 25 prillit../ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!