Ekskavatori shkon për t’i shembur shtëpinë, pronarja: Serbë jemi ne, që po na vrisni?

schedule12:36 - 31 Janar, 2022

schedule 12:36 - 31 Janar, 2022

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit me inspektorët dhe ekskavatorët ka zbarkuar sot në Ksmail për të prishur një shtëpi pa leje në pronësi të Rushan Kurtit.

Sipas punonjësve shtëpia është e ndërtuar pa leje, por çifti i të moshuarve thotë se objekti i tyre është në proces legalizimi.

Ato thonë se banojnë aty prej 2013.

Bashkëshortja Katerina Kurti thotë se po trajtohen sikur të ishin pushtues.

Kur të vijë vajza nga Greqia hajdeni prisheni.

Çfarë jemi ne serbë, që të na vrisni kështu, bam, bam, bam.

Ne të ngrohemi në diell? Mos bëhemi kështu” tha ajo.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!