Ekskavatori i afrohet gjithnjë e më pranë, gjashtë fshatra në Gjermani rrezikojnë të zhduken

schedule08:21 - 3 Shtator, 2020

schedule 08:21 - 3 Shtator, 2020

Ekskavatori po afrohet gjithnjë e më pranë fshatit Keyenberg dhe fermës së Norbert Winzenit. Për tre vjet ky fshat me një histori prej më tepër se 1100 vjetësh do të zhduket nga faqja e dheut për shkak të zgjerimit të minierës së linjitit. Ironia është se në vitin 2038 Gjermania do ta ndërpresë shfrytëzimin e linjitit për shkak se përdorimi i tij për ngrohje bie ndesh me vendimet e Konferencës së Parisit për klimën.

Fokus Europa Deutschland Dörfer (DW)

Norbert Winzen dhe familja e tij që jetojnë në një shtëpi historike me një kopsht prej 8000 metrash katror po i kundërvihen zgjerimit të minierës. “Prej kësaj miniere gjyshi im u zhvendos nga fshati ku jetonte këtu në Keyenberg para më shumë se 60 vjetësh, sepse i thanë të merrte këtë fermë të vjetër, që mund ta ishte i sigurtë. Ne jetojmë këtu katër breza dhe tani na duhet të largohemi nga e njëjta minierë. Kjo më hidhëron shumë.” – thotë ai.

Deutschland Protest Keyenberg am Tagebau Garzweiler | Norbert Winzen (DW/G. Rueter)

Norbert Winzen

Edhe Marita Dresen lufton që fshati dhe shtëpia e saj të mos prishen: “Prinderit e mi thonë gjithmonë, që nuk duan ta jetojnë momentin, kur do ikin nga këtu. Mamaja e përmend këtë gjë shpesh dhe fillon të qajë duke thënë se dëshiron më mirë të vdesë, se sa të përjetojë se si një ekskavator që nxjerr linjitin të shkatërrojë gjithçka këtu dhe shtëpia e saj të zhduket.”

Deutschland Tagebau Hambach | Protest gegen Braunkohle in Kuckum und Keyenberg (DW/G. Rueter)

Kjo është arsyeja përse ajo dhe i biri themeluan nismën “Të gjithë fshatrat të mbeten” dhe kundërshtojnë vendimin politik që në zonën minerare të Renanisë të prishen për nxjerrjen e linjitit edhe gjashtë fshatra të tjerë.

Zhvendosja e banorëve nga fshatrat tradicionalë qindravjeçarë në lagje të reja banimi gjysmë të përfunduara duket çështje e përfunduar. Me 80 përqind të banorëve të fshatit kemi rënë dakord dhe ata do të dëmshpërblehen financiarisht, thotë përfaqësuesi i kompanisë RWE që nxjerr linjitin.

Deutschland Keyenberg am Tagebau Garzweiler | Hilde & Helmut Kehrmann (DW/G. Rueter)

Edhe Hans Josef Dederich, i cili e ka përjetuar vetë një shpërngulje të tillë për shkak të minierës së linjitit, e mbështet nismën “Të gjithë fshatrat të mbeten”. “Ka njerëz që ose punojnë vetë ose kanë të afërm që punojnë në kompaninë RWE, dhe ata natyrisht janë pro se kanë frikë se ndryshe mund të humbasin vendet e punës. Kushdo është i lumtur kur ka punë. Po ashtu ka dhe njerëz që shohin ndonjë perfitim nga kjo punë. Sidoqoftë duhet thënë se edhe pagimi i dëmshpërblimeve financiare për ata që shpërngulen nuk është veprim i paligjshëm”, thotë ai.

Nisma “Të gjithë fshatrat të mbeten” merr mbështetje edhe nga aktivistët e klimës. Disa qindra syresh kanë ardhur në fshatrat pranë minierës për t’u bashkuar me protestat e banorëve.

Deutschland Demonstration am Garzweiler Tagebau (picture-alliance/dpa/D. Young)

Familja Dresen e konsideron mbështetjen e aktivitëve të mbrojtjes së klimës si një shans për të ndalur ndoshta ekskavatorët.

Nivid Müller një nga protestuesit e rinj të lëvizjes për klimën thotë: “Kam mësuar që është shumë e rëndësishme të dalësh nga guacka jote dhe të jesh i hapur për forma të ndryshme proteste dhe njerëz të ndryshëm, që synojnë një qëllim në mënyra të ndryshme.”

Rreth 1000 protestuesit e ardhur nga fshatrat dhe nga larg krijojnë një mur simbolik për t’i mbrojtur fshatrat nga shkatërrimi. Ata nuk e kuptojnë përse këto fshatra duhet të zhduken kur linjiti nuk përshtatet më me objektivat për klimën të vendosura në Paris.DW

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!