“Ekonomitë globale preken nga lëvizjet në SHBA”, Vakaj: Evropës i duhet kohë të kalojë vështirësitë, reflektohen edhe në Shqipëri

schedule14:40 - 7 Nëntor, 2024

schedule 14:40 - 7 Nëntor, 2024

Drejtori i Shoqatës së zyrave të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj komentoi gjithashtu edhe zgjedhjet presidenciale amerikane dhe ndikimi në tregun botëror. Në intervistën për “Money Report”, ai deklaroi se Evropa do t’i duhet të vendoset në “shina” për shkak të vështirësive dhe paqëndrueshmërive.

“Lëvizjet në Amerikë prekin të gjitha ekonomitë globale, dhe veçanërisht tregun e përbashkët evropian. Ky avantazh që Amerika ra në qetësi, dihet drejtimi, këtë lloj situate Evropa do ta vuajë për një kohë të gjatë. Gjermania po shkon drejt një mocioni të qeverisë aktuale, vendet e tjera me problemet e veta, Evropa dhe në 2025 duket që do ta kalojë më vështirësi dhe paqëndrueshmëri që reflektohen në Shqipëri për shkak të lidhjeve tregtare, të pozitës gjeografike dhe një sërë elementësh që e prekin Shqipërinë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Duhet që Evropa shumë punë për t’u vendosur në shina.“, u shpreh Vakaj.

Mund të nënçmohet euro më tej?

Situata e kursit të këmbimit në Shqipëri, euro në lekë, është në një farë mënyre që është prekur nga faktorë të brendshëm sesa të jashtëm. Ky mbiçmim i lekut nuk është tregues i performancës së mirë. Shenjë jo e dëshirueshme por është fakt, po ndodh. Nga pikëpamja e situatës euro-dollar në raport ndërkombëtar dhe sesa do të ndikojë në Shqipëri, tregjet reagojnë dhe për shkak të perceptimit. Zgjedhjet në Amerikë, situata para zgjedhore dhe pompimi masiv i ditës së zgjedhjeve si dhe efekti psikologjik në treg ishte i jashtëzakonshëm. Por brenda 24 orëve gjithë indekset amerikane pësuan rritje, dollari filloi të forcohej në raport me monedhat e tjera se krijon stabilitet dhe qetësi dhe tregu reagon pozitivisht.”, shtoi Vakaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!