Eksperti i ekonomisë, Elvin Meka thotë se ekonomitë e vendeve të mëdha po mbeten në nivel të ulët të zhvillimit ekonomik.
Në një intervistë për “Money Report” në ABC News, Meka u shpreh se edhe Shqipëria do të ndikohet si pasojë e kësaj situate, veçanërisht në importin e çmimeve dhe në reduktimin e eksporteve.
Sipas Mekës, turizmi po sjell të ardhura të mëdha në vend, por duhet një strategji dhe plan për sektorët që do të sjellin rritje të qëndrueshme ekonomike.
“Raporti flet qartë, nuk kemi të bëjmë me një situatë dramatike, por natyrisht nuk mund të jetë dekada e zgjerimit të ekonomisë. Për fat të keq, problemet strukturore që ka ekonomia kineze dhe sfidat që po perballet tani, pamundësojnë këtë lloj shtyse ose stimulimin që ajo mund t’i japë ekonomisë globale. Edhe ekonmitë e SHBA-BE mbeten në nivel te ulët të zhvillimit. Pritet që të ketë ndikim në vendet në zhvillim apo në vende me të ardhura të ulëta, si Shqipëria. Rritje do të ketë, por 2-4% nuk jane rritje që mund të kontribuojnë në përshpejtim të kërkesës përshpejtim të kërkesës për investime dhe për mirëqënie. Për të pasur një prekje të mirëqënies edhe nga shtresat me të ulëta duhet te kemi zhvillim ekonmik 5.5-6%. Mungesa të tilla të rritjes ekonmoike, kanë pasoja afatmesme dhe afatgjatë në të githë ekonomitë në botë.
Ka nje rritje të indeksit të çmimeve të transportit, por mbetet ende poshtë nivelit të atyre që pamë me fillimin e agresionit rus në Ukrainë. Nuk ka baza ose arsyetime për të pasur rritje domethënëse të çmimit të transportit. Shqipëria vijon të ketë rritje të çmimeve me arsyetimin absurd se janë rritur kostot e transportit.
Ndikimi kryesor i joni është në të dy anët, e para në importimin e çmimeve, nga ana tjetër, do parë sektori i eksportit, një situatë më e shtrënguar ekonomike në vendet e BE, do të përkthehet në më pak porosi për eksportuesit shqiptarë. Ky lloj efekti ka filluar të ndihet në ekonominë shqiptare.
Turizmi na ka mbetur, kemi ecur në mënyrë spontane. Shqipëria ecën sipas parimit, sot për nesër. Turizmi po sjell të ardhura të mëdha, por sektorët ku qeveria mbështetet, janë sektorë që nuk mbështeten në bazamentë të fortë, ku mund të mbështetet rritje e qëndrueshme ekonomike”, theksoi ai./abcnews.al