SHQIPËRI- Në fokus të politikave ekonomike për vitet që vijnë do mbetet rritja e pagave dhe ndërhyrja në skemën e pensioneve. Në programin afatmesëm buxhetor 2026-2028 parashikohet që shpenzime të arrijnë në 850 miliardë lekë ose 8.5 miliardë euro nga 8.2 që janë këtë vit.
Pjesa më e madhe e fondeve të buxhetit parashikohet të alokohen kryesisht në drejtim të ndërhyrjeve në aspektin aspketin social, për mbrojtjen dhe infrastrukturën ku në fokus do të vijojnë të mbeten projektet që aktualisht janë hapur. Ministria e Infrastrukturës, këtë vit mori 690 milionë euro fonde nga buxheti, dhe pritet që vitin e ardhshëm të marrë 760 milionë euro vitin tjetër.
Buxheti për pensionet rritet me gati 130 milionë euro, dhe kjo parashikohet të përdoret kryesisht për programin e sigurimeve shoqërore
Po ashtu qeveria parashikon që në kuadër të mbrojtjes të shpenzojë më shumë para për të siguruar armatime apo mjete ushtarake në tre vitet në vijim. Ministria e Mbrojtjes synon që të përmbushë reformat e nisura dhe realizimin e detyrave në kuadër të NATO-S.
buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes në 3-vitet e ardhshme do të vijojë të rritet nga 520 milionë euro që është këtë vit, në 2028-ën planifikimi i bërë është që buxheti të arrij në 607 milionë euro.
Ndërkohë që ka një rishikim të fondeve për Strukturën e Posaçme antikorrupsion për të cilën parashikohet ulje e fondeve për dy vitet në vijim. Sipas buxhetit afatmesëm nga 2.3 miliardë lekë ose 23 milionë euro paratë që i kalojnë këtij institucioni në 2026 do të jenë vetëm 18 milionë euro./abcnews.al

