Ekonomia rritet sërish/ Gjatë 3 muajve të parë të 2023, shkon 2.72 përqind

schedule16:18 - 3 Korrik, 2023

schedule 16:18 - 3 Korrik, 2023

Ecuria ekonomike në Shqipëri ka qenë pozitive në muajt e parë të ketij viti.Sipas të dhënave të Instat në periudhën janar –mars rritja vlerësohet me 2,72% .Pavarësisht se në krahasim me një vit më parë ecuria është ngadalësuar mbetet në një linjë me parashikimet e institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN,Banka Botërore dhe qeveria.

Shërbimet dhe Pasuritë e paluajtshme kanë pasur rolin kryesor në performancën pozitive të ekonomisë. Sipas të dhënave të Instat , Aktivitetet dhe shërbimi pati një rritje me 31,84 % ndjekur nga Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme që kanë një rritje prej 11,02 %.

Nëse vërehen nëngrupet pesha e ndërtimit dhe tregtisë në rritjen ekonomike ka qenë më minimale gjatë tre muajve të parë të vitit përkatësisht me 4.54 % dhe 3.52%.
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 0,04 % duke pasur një kontribut të vogël në rritjen ekonomike. Negativisht kontriboi grupi: Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,14 pikë përqindje.

Në muajt e ardhshëm rritja ekonomike në vend parashikohet të ketë një ecuri më pozitive. Kjo si pasojë e ndikimit të sektorit të turizimit. Po ashtu efekte pozitive në ekonomi pritet të japë edhe ulja e nivelit të inflacionit.Brenda vitit të ardhshëm inflacioni parashikohet që të kthehet në objektiv. Në parashikimet e qeverisë rritja ekonomike për vitin 2023 parashikohet 2.6%.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!