Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekonomia po shkon më mirë nga ç’pritej,” Banka Qendrore e Rusisë ul normat e interesit në nivelin e paraluftës

schedule15:50 - 10 Qershor, 2022

schedule 15:50 - 10 Qershor, 2022

Banka qendrore e Rusisë uli sot normat e interesit në nivelet e paraluftë me pretendimin se inflacioni dhe aktiviteti ekonomik po zhvilloheshin më mirë se sa pritej, pavarësisht sanksioneve gjithëpërfshirëse perëndimore të vendosura në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Banka uli normën bazë me 1.5 pikë përqindjeje, në 9.5%.

Ky zhvillim vjen pasi norma kishte shkuar deri në 20% me nisjen e pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe sanksioneve që rezultuan nga SHBA, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera që kufizuan marrëdhëniet me bankat, individët dhe kompanitë ruse. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!