“Ekonomia”, opozita akuza qeverisë: Bordi nuk funksionon, çmimet e larta

schedule16:14 - 19 Prill, 2022

schedule 16:14 - 19 Prill, 2022

Shtrenjtimi i karburanteve pavarësisht ekzistencës së bordit të monitorimit ka shkaktuar debate në Komisionin e Ekonomisë.

Deputeti Edmond Spaho e cilësoi të pajustifikuar nivelin me të cilën po shitet nafta dhe gazi në vend.

Por për zv. ministrin e Energjisë gjithçka është e lidhur me luhatjet që pësojnë karburantet në bursë.

Sipas deputetes Jorida Tabaku ngritja e bordeve në një ekonomi tregu tregon se qeveria është e paaftë të monitorojë këto sektor.

Komisioni i Ekonomisë diskutoi aktin normativ për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre, i cili ka si qëllim mbajtjen nën kontroll të çmimit të hidrokarbureve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!