Ekonomia globale do të tkurret më 19% deri në 2049 për shkak të ndryshimeve klimatike

schedule12:25 - 19 Prill, 2024

schedule 12:25 - 19 Prill, 2024

Ekonomia globale është e destinuar të tkurret më 19% deri në vitin 2049 për shkak të ndryshimeve klimatike, por me dallime të qarta midis vendeve gjithnjë e më pak të pasura, sipas Institutit Gjerman për Kërkimin e Ndikimit Klimatik.

Sipas institutit vendet me të ardhura të ulëta dhe me emetim të ulët historik të ndotësve, do të shënojnë humbje 61% më e mëdha se ato me të ardhura më të larta dhe 40% më e madhe se vendet me emetime më të larta.

Studiuesit përdorën të dhënat lokale të temperaturës dhe reshjeve nga më shumë se 1 600 rajone të botës, të kombinuara me të dhënat klimatike dhe të të ardhurave nga 40 vitet e fundit dhe parashikimet klimatike.

“Europa, megjithëse më pak e prekur se vendet më të varfra dhe që kanë kontribuar më pak në emetimet e gazeve serrë, është një zonë e karakterizuar nga diversiteti i fortë”, deklaroi Francesco Lamperti.

“Europa Mesdhetare do të pësojë një ndikim më të madh se Evropa kontinentale, dhe kjo për shkak se zona e Mesdheut konsiderohet një pikë e nxehtë për ndryshimet klimatike, ku efektet e saj ndihen më të theksuara”, shtoi ai.

Rezultatet e marra nga studiues të koordinuar nga Leonie Ëenz tregojnë se ekonomia botërore do të regjistrojë një reduktim të të ardhurave prej afërsisht 19% deri në vitin 2049 krahasuar me një skenar në të cilin ndryshimet klimatike mungojnë: një dëm që është tashmë gjashtë herë më i madh se kostot e lidhura me reduktimi dhe zbutja e ngrohjes globale siç përcaktohet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

“Merita e këtij studimi është se tregon se pasojat e krizës klimatike do të vijnë që në vitin 2050, pra jo në një të ardhme të largët.

Për më tepër vlerësimi është i pavarur nga politikat e reduktimit të emetimeve që mund të futen. rënia e të ardhurave do të ndodhë në çdo skenar dhe kjo nënvizon urgjencën e gjetjes së politikave të përshtatjes, shpesh të lëna mënjanë në debatin publik”,  shtoi Lamperti.

Studimi tregon se humbjet ekonomike do të prekin të gjitha zonat e globit, me përjashtim të vendeve, si Alaska, Groenlanda, Skandinavia dhe Rusia veriore, ku temperaturat më të larta do të kenë një efekt pozitiv në të ardhurat.

Dëmi i atribuohet kryesisht ndryshimeve të temperaturës dhe reshjeve, por autorët e studimit sugjerojnë që, duke marrë parasysh variabla të tjerë klimatikë, reduktimi ekonomik mund të jetë më i theksuar.

/abcnews.al