Ekonomia globale do të rritet me 3.2 për qind në 2024 dhe 2025

schedule12:40 - 25 Shtator, 2024

schedule 12:40 - 25 Shtator, 2024

Ekonomia globale do të rritet me 3.2 për qind këtë vit, me të njëjtin ritëm si në vitin 2025, sipas parashikimit të publikuar këtë të mërkurë nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Ekonomia e Indisë parashikohet të rritet me 6.7 për qind në 2024 dhe të përshpejtohet në 6.8 për qind në 2025, dhe ekonomia e Indonezisë me 5.1 për qind këtë vit dhe 5.2 për qind vitin e ardhshëm.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim beson se rritja ekonomike e Kinës do të jetë 4.9 për qind këtë vit dhe do të ngadalësohet në 4.5 për qind vitin e ardhshëm.

Rusia pritet të përjetojë rritje të fortë ekonomike prej 3.7 përqind këtë vit, e cila megjithatë do të ngadalësohet ndjeshëm në 1.1 përqind në 2025.

Rritja është relativisht e fortë në shumë vende të G20-ës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazilin dhe Britaninë e Madhe, ndërsa një rezultat më i dobët është shënuar në Gjermani dhe një rënie e ndjeshme në Argjentinë, sipas raportit.

Eurozona pritet të rritet me 0.7 për qind këtë vit dhe me 1.3 për qind vitin e ardhshëm, pasi aktiviteti ekonomik do të mbështetet nga të ardhurat reale më të larta dhe kreditë që do të jenë më të disponueshme.

Rritja globale e prodhimit mbetet elastike dhe inflacioni ka vazhduar të zbutet dhe parashikohet të jetë mesatarisht 3.3 përqind vitin e ardhshëm.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në nivel global pret stabilizim të rritjes ekonomike, rënie të mëtejshme të inflacionit dhe rritje të të ardhurave reale, si dhe një politikë monetare më pak kufizuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!