Ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 30-35% gjatë 2022

schedule11:12 - 25 Gusht, 2022

schedule 11:12 - 25 Gusht, 2022

Ekonomia e Ukrainës është një nga më të prekurat për shkak të luftës pasi si biznesi dhe tregtia janë ngadalësuar në mënyrë dramatike në shumë zona të vendit, shkruan skynews. 

Ministrja e Ekonomisë Julia Svyrydenko tha PBB-ja (produkti i brendshëm bruto) i Ukrainës ka të ngjarë të tkurret me 30-35% këtë vit. Svyrydenko tha se vendi ka marrë 12.7 miliardë dollarë mbështetje buxhetore ndërkombëtare që nga fillimi i luftës dhe pret të marrë 14 miliardë dollarë të tjerë deri në fund të vitit.

Ajo tha se gjithashtu se zyrtarët po përpilonin parashikime përpara negociatave muajin e ardhshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një program të ri huadhënieje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!