Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ekonomia e nis vitin me optimizëm/ BSH: Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një rritje me 4.2 për qind

schedule14:08 - 2 Shkurt, 2026

schedule 14:08 - 2 Shkurt, 2026

Ekonomia shqiptare e ka nisur vitin 2026 me optimizëm. Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin e ndjesisë ekonomike i cili nxjerr në pah se në janar bizneset në të gjithë sektorët e ekonomisë kanë vlerësime më të mira për ecurinë e aktivitetit të tyre përgjatë muajve në vijim.

Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një rritje prej 4.2 pikësh në muajin janar, duke qëndruar 10 pikë mbi mesataren historike . Ky përmirësim u ndikua nga rritja e besimit të bizneseve në katër sektorët e ekonomisë: industri, ndërtim, shërbime dhe tregti. Ndërkohë, besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar krahasuar me muajin e mëparshëm.

Një ndër sektorët me pritshmëritë më të mira rezulton se janë sektori i shërbimeve duke u rrit me 7.4 pikë përqindje këtë muaj  duke u ndikuar pozitivisht nga vlerësimet më optimiste të bizneseve për nivelin e kërkesës dhe ecurinë aktuale të biznesit të tyre.



Pritshmëritë e aktorëve janë të larta përsa i përket  numrit të turistëve të huaj  që pritet të vizitojnë vendin gjatë këtij viti ndërsa 2025 u mbyll me rreth 12 milionë turistë të huaj.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4.8 pikë përqindje në janar, nga përmirësimi në të tre komponentët përbërës: vlerësimi i bizneseve për prodhimin industrial, për kontratat porositëse në total dhe nga eksportet. në ndërtim pritshmëritë mbeten gjithashtu optimiste dhe treguesi i ndjesisë u rrit me 3.1 pikë përqindje e ndikuar nga  vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale.

Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në tregti gjithashtu presin ecuri më ët mirë  të shitjeve dhe rritje të nivelit të punësimit në të ardhmen

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!