Ndryshimet klimatike janë transformuar në një sfidë serioze për ekonominë dhe financat në shumë vende të botës . Banka e Shqipërisë dhe Banka Evropiane e Investimeve nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e financave të gjelbra në Shqipëri.
Guvernatori Gent Sejko tha se programi parashikon klasifikimin e aktiviteteve ekonomike të qëndrueshme dhe mbështetjen e bankave për të drejtuar fonde drejt projekteve të gjelbra. sinkk
Zëvendës presidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Robert de Groot, Përgjegjës për Ballkanin Perëndimor tha se kalimi drejt një ekonomie të gjelbër është I rëndësishëm në kuadër të integrimit të vendit
“Në kuadër të Programit të Sistemeve Financiare të Gjelbra të BEI-t, synojmë të krijojmë një mjedis financiar të favorshëm që do të kontribuojë dhe mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për kalimin në një ekonomi të gjelbër, do të ndihmojë në arritjen e objektivave të saj ambiciozë për reduktimin e emetimeve, do të mbështesë masat e përshtatjes dhe forcojë qëndrueshmërinë e vendit.”
Një ekonomi e gjelbër synon të reduktojë rreziqet mjedisore dhe nxitjen e prodhimit tw energjisw nga burime tw rinoveshme uljen e emetimeve tw CO2 si dhe reduktimin e prodhimit te mbetjeve nga industri te ndryshme./abcnews.al