Ekonomi: Ky vit pati rritje ekonomike të lartë, bonusi i pensionistëve në pranverë nuk ka lidhje me zgjedhjet

schedule19:02 - 18 Nëntor, 2024

schedule 19:02 - 18 Nëntor, 2024

Seanca e sotme plenare u fokusua tek buxheti I vitit të ardhshme dhe vëmendje të veçantë marrin edhe kategoritë në nevojë.
E ftuar në studion e “Tirana Live”, deputetja e kuvendit të Shqipërisë Milva Ekonomi u shpreh se plani për buxhetin e vitit 2025 I jep vëmendjen qytetarëve, bujqësisë dhe se qëllim është që borxhi të vijojë të jetë në ulje.

“Eshtë një buxhet që ka në vëmendje qytetarët sepse I jep mundësinë gjithësecilit të përfitoj nga shpërndarja e buxhetit. Ka të bëjë me më shumë mirëmbajtje, më shumë vëmendje për indiferencën digjitale që Shqipëria të lidhet më mirë, për familjet me ndihmë ekonomike, personat me ndihmë ekonomike, të moshuarit, ka një skemë për pensionet.
I jep një vëmendje të veçantë mbrojtjes së klimës që edhe bujqësia dhe mjedisi të kenë prodhim të produkteve ekologjike. Ky buxhet rrit të ardhurat dhe bëjmë kujdes për një kujdes të mirë fiskal dhe për herë të parë kemi një bilanc që tregon se borxhi vjen në ulje dhe duhet të bëjmë kujdes që ky borxh të vijë në ulje.”

Deputetja Ekonomi u ndal gjithashtu tek rritja ekonomike që e theksoi si tepër pozitive si dhe tek bonusi I fundvitit për pensionistët.

“Të dhënat kanë treguar edhe nga institucionet ndërkombëtare, ka treguar që rritja 3.9% është ndër më të lartat në rajon si pasojë e konsumit të brendshëm, turizmit dhe ndërtimit.
Kjo rritje ekonomike u shpërnda për të punësuarit dhe ata në nevojë dhe tani në fundvit për të moshuarit. Ne po bëjmë kujdes që rritja ekonomike të jetë mirëqenie.
Paga ka pësuar një rritje 2.5 herësh. Ne po mbështesim tani pensionistët, këtë vit do të mbështeten me një bonus special.
Për pensione deri ne 20,000 lekë, bonusi do të jetë 15,000 lekë. Për pensione mbi 20,000 leke, bonusi do të jetë 10,000 lekë. Qeveria po punon me Bankën e Shqipërisë për një fond investimesh.”

E pyetur nëse kjo bonusi I pranverës së viti 2025 lidhet me fushatën elektorale, Ekonomi u shpreh se nuk ka lidhje me fushatën, por është në vazhdimësi të skemave për pensionistët.

“Gjithmonë sa herë premtojmë të rrisim diçka, e lidhin me fushatën. Mënyra si u qasëm pensioneve është e qëndrueshme. Ju e dini që kemi një skemë “Bismarku” që ata që paguajnë tani, mbajnë pensionistët. Nuk lidhet me fushatën por do të jetë gjithmonë . Mendojmë për pensionistët sepse përfitues të ndihmës ekonomike duhet të jenë të gjithë.” – u shpreh Ekonomi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!