Ekoja e Maks Velos, “princit parizian”/ Demollari: Viti i artistit, si homazh për 90 vjetorin e lindjes

schedule12:11 - 20 Mars, 2025

schedule 12:11 - 20 Mars, 2025

2025 është shpallur si “Viti i Maks Velos”, në nder të piktorit, arkitektit, studiuesit dhe shkrimtarit të njohur.  Për këtë, në studion e Pas Mesnatë në ABC News, ishte drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve, Shtëpia me Gjethe”, Etleva Demollari.

“E shkuara nuk vdes kurrë, është brenda nesh, cdo hap që hedhim ka rrënjët te e shkuara jonë, ndaj është e rëndësishmë që të paktën të bëjmë një pakt me të kaluarën tonë që mund të jetë e mirë apo e keqe, mund të ketë gabime plot, në mënyrë të që kuptojmë të tashmen, por edhe të ardhmen.” tha ajo, ndërsa dha detaje të aktiviteteve që pritet të zhvillohen në kuadër të “Vitit të Maks Velos”.

“Në bashkëpunim me qendrën kombëtare,  me bibliotekën kombëtare dhe me autoritetin për informimin mbi dosjet e sigurimit, kemi menduar të bëjmë një sërë aktivitetesh për të sjellë në vëmendjen e publikut Maks Velon, është modeli i një qytetari të civilizuar,” thote ajo.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!