Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Eklent Kaçi nuk ndalet, “The Albanian Eagle” mposht në finale Joshua Filler dhe fiton “UK Open”

schedule08:22 - 5 Qershor, 2023

schedule 08:22 - 5 Qershor, 2023

Eklent Kaçi, bilardisti kurbinas, ka triumfuar mbrëmjen e djeshme në turneun UK Open në disiplinën e nëntës. Kampioni shqiptar ka mposhtur numrin e dytë në botë, gjermanin Joshua Fillers me rezultatin 13-4.

Paraqitja e Kaçit ka qenë fantastike, pasi kur rezultati ishte 4-4, ai fitoi më pas 9 lojë radhazi duke u shpallur kampion i këtij turneu prestigjoz i cili u mbajt në Mbretërinë e Bashkuar.

Në UK Open, Kaçi tregoi formën e tij të jashtëzakonshme duke mposhtur edhe një nga më të mirët në disiplinën e 9-ball, amerikanin Shane Van Boening.



Eklent Kaçi ka marrë kështu trofeun e dytë për këtë sezon, pasi më parë u shpall kampion bote në disiplinën 10 Ball.

Kjo fitore ishte shumë e rëndësishme për kurbinasin, pasi tashmë ai i afrohet shumë sigurimit të një vendi në Mosconi Cup, ku përballen 5 më të mirët e Europës me të SHBA-ve./h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Matchroom Pool (@matchroompool)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!