Eklent Kaçi zyrtarisht ka siguruar pjesëmarrjen në Mosconi Cup. Bilardisti shqiptar po garon në Euro Tour në Klagenfurt dhe ka siguruar vendin e dytë në renditjen e kombinuar të bilardistëve europianë. Kjo e bën atë pjesë te “Team Europe” për të dytin vit radhazi.
Ralf Soquet është eliminuar para kohe në “Euro Tour”-in e Austrisë dhe matematikisht Joshua Filler dhe Kaçi do te jenë pjesë e “Team Europe” në Mosconi Cup, që zhvillohet në muajin nëntor (25-28) në Las Vegas.
Mosconi Cup është një nga turnetë më prestigjiozë në sportin e bilardos. Pesë bilardistët me të mirë të Europës përballen me pesë më të mirët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I gjithë aktiviteti transmetohet në DAZN dhe Sky Sport, ndërkohë që ndeshjet ndiqen edhe nga një publik i zjarrtë, që e bën këtë turne një nga objektivat kryesorë për t’u arritur nga ata që merrem ne sportin e bilardos. /abcnews.al