Eklent Kaçi është kampioni i ri i botës në bilardo me 10 bila që u mbajt në Las Vegas të SHBA-së.
Në finale 22 vjeçari nga Laçi mundi japonezin Naoyuki me rezultatin 10-6. Në kampionat morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.
Në 2018, Eklent Kaçi u shpall kampion i botës në bilardo me nëntë bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.
Kaçi filloi të luante bilardo në moshën tetë vjeç. Ai ka fituar kampionatet shqiptare të bilardos përveç kampionateve kombëtare.