Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ekipet e Superiores nuk pushojnë, Skënderbeu e Laçi në fushë!

schedule20:43 - 15 Nëntor, 2019

schedule 20:43 - 15 Nëntor, 2019

Dy ekipet e Superiores, Skënderbeu dhe Laçi, kanë konfirmuar se ditën e nesërme, do të luajnë sfida miqësore, respektivisht përballë Strugës dhe Kastriotit.

Dy skuadrat e elitës së futbollit shqiptar do të shfrytëzojnë ditët e pushimit për shkak të kombëtareve dhe do të zbresin në fushë, për të ruajtur kontigjentin fizik dhe për të provuar lojtarë të rinj.

Si Ilir Daja, ashtu dhe Armando Cungu, do të kenë mundësinë të shikojnë gjendjen fizike të futbollistëve të tyre, si dhe të shikojnë më nga afër talentet e moshave, në rast të ndonjë aktivizimi.

Skënderbeu luan nesër në Korçë në orën 14:00 përballë Strugës, ndërsa Laçi-Kastrioti do të luhet në orën 12:00, në Pezë./abcnews.al

Miqësore
E shtunë, ora 12:00 (Pezë)
Laçi – Kastrioti

E shtunë, ora 14:00 (Korçë)
Skënderbeu – Struga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!