Ekipet e shpëtimit shpëtojnë një grua pas 175 orësh nën rrënoja

schedule09:53 - 13 Shkurt, 2023

schedule 09:53 - 13 Shkurt, 2023

Një grua që kishte mbetur nën rrënoja për 175 orë në provincën Hatay të Turqisë u shpëtua të hënën, më shumë se një javë pas tërmetit të fuqishëm.

Ekipi i shpëtimit përfshinn staf nga departamenti i zjarrfikësve të Stambollit dhe minatorë turq, të cilët janë midis mijëra punëtorëve që po ndihmojnë në përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit.

Ekipet janë në garë me kohën për të shpëtuar viktimat që mund të jenë të gjalla nën rrënoja, megjithëse agjencitë e ndihmës dhe autoritetet kanë paralajmëruar se shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen gjithnjë e më shumë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!